
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti sot ka reaguar ndaj press konferencës së Arbër Ademit, ku u kërkua që të mbështetet ligji për veting ndaj të gjithë bartësve të funksioneve publike në 33 vitet e fundit sidhe hetim i procesit të privatizimit. Në paraqitjen e tij para mediave Mexhiti theksoi se vetingun do ta bëj populli duke shmangur një përgjegjësi apo proces institucional pjesë të cilit do të ishte edhe ai për fuskionin publik për më shumë se 23 vite, shkruan Top24
Kujtojmë se Izet Mexhiti ka qenë bartës i funksionit publik për 23 vite, po ashtu ai ka qenë një nga figurat vendimarrëse të BDI-së për plot këto vite dhe frustrimi i tij ndaj një vetingu le për të dëshiruar se brenda Mexhiti fshihet një frigë nga sisteimi i drejtësisë dhe procesi që do të dëshmonte jo vetëm për Mexhitin por për të gjithë funksionerët prejardhjen e pasurisë.



