
Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli në seancën e Komisionit amë ku u diskutua për Propozim Ligjin për arsim të mesëm, ka kritikuar pushtetin për mosmarrjen parasysh të amandamentit të tyre për për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare në Komisionin për arsim, shkencë dhe sport, njofton Top24.mk
“Në një demokraci parlamentare, si jemi ne, duhet të dëgjohet edhe zëri i opozitës. Dhe nuk mund të thuhet, që nga fillimi, pa dëgjuar fjalën e një deputeti opozitar, nuk ke të drejtë dhe nuk t’i pranojmë amendamentet, apo propozimet që ne kemi menduar se kontribuojmë për përmirësimin e këtij propozim ligjit”, tha Pasholli.



