
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë përmes një reagimi pjesëmarrjen e kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami në manifestimin “Veshalla Varta jonë” e vlerësojnë se është bërë për konsum politik dhe jo për të respektuar banorët e zonës, shkruan Top24
Pjesëmarrja e Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në manifestimin tradicional “Veshalla – Vatra jonë” është një gjest për konsum publik, jo për respekt ndaj banorëve të zonës.
Gjatë gjithë mandatit të tij, Veshalla ka mbetur jashtë çdo projekti investues – as rrugë, as kanalizim, as ndriçim, e as mbështetje kulturore. Çfarë vlere ka një fotografi në festë, kur në përditshmëri mungon edhe më e domosdoshmja?
Kjo nuk është përfaqësim, kjo është hipokrizi.
Të shkosh në festë, por të mos jesh pjesë e zgjidhjes së problemeve të komunitetit, është fyerje ndaj dinjitetit të qytetarëve dhe banalizim i një ngjarjeje që duhet të jetë krenari dhe bashkim për Malësinë.
Veshalla është vatër krenarie, kulturë e trashëgimi – por është lënë pas dore. Banorët e saj, dhe në përgjithësi e gjithë Malësia e Sharrit, nuk kanë nevojë për poza e premtime boshe – kanë nevojë për rrugë, ndriçim, projekte zhvillimore dhe mbështetje reale.
Mjaft më me propagandë. Është koha për përgjegjësi. Tetori është afër!



