
Emir Sulejmani lindi më 13 Qershor të vitit 1987 në një familje fisnike dhe bujare në Fshatin e Ri-1 të komunës së Zhelinë. Arsimin fillore e kreu në vendlindje ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë si një nxënës i shkëlqyeshëm dhe i dalluar, ndërsa arsimin sipëror në Universitetin e Tetovës në drejtimin e fakultetit Juridik, ku edhe mori titullin Jurist i Diplomuar. Ai më pas ndoqi studimet post diplomike në Universitetin Europian në Shkup ku edhe mori titullin Magjistër i shkencave juridike. Sulejmani i prirur për të ndjekur arsimimin dhe dijen rrugëtimin e tij vazhdoi duke u profesionalizuar, kështu që më 2019 kalon me shumë sukses provimin e Jurspodencës ndërsa në vitin 2020 çertifikohet si noter.
Angazhimi politik i Emir Sulejamnit nisi shumë herët. Ai dhe familja e tij nuk ishin mësuar të qëndrojnë duqr kryq kuriz ulur ndaj padrejtësive ndërsa po ritej as në vitin 2001 as më tej. Ata qëndruan fuqishëm pas Emirit për të qënë gjithmonë pranë çdo nevojtari dhe pranë çdo qytetari të komunës së Zhelinës.
Emiri në periudhën mes vitit 2017-2019 ishte angazhuar si këshilltarë i posaçëm i zëvendëskryeministrit në Sekretariatin për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku pati një rol të jashtëzakonshëm në punësimin dhe sistemimin e mijra shqiptarëve në institucionet e vendit.
Angazhimi i tij profesional dhe i përgjegjshëm do të vendoste edhe një përgjegjësi më të madhe mbi supe duke drejtuar Drejtorinë për udhëheqjen e librave amzë gjatë periudhës 2023-2024 ku si drejtor gjeneral duke bëri disperzimin e kësaj drejtorie edhe në shumë komuna shqiptare por edhe në komunën e Zhelinës. Gjatë menaxhimit me këtë drejtori Emiri u kujdes për një qasje të barabartë për çdo shqiptarë dhe duke mos parë ngjyrimet politike.
Banorët e Zhelinës gjatë këtij mandati fituan zyrë vendi brenda komunës së Zhelinës ku tani më të gjitha dokumentet e nevojshme nuk kishin nevoj ti mernin në Tetovë por në komunën e tyre pasi njësia egzistuese tani më kishte marrë më shumë kompetenca.
Sot Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që Emir Sulejmani të jetë bartësi i një procesi të rëndë, ai i kthimit të komunës së Zhelinës në duart e qytetarëve të kësaj komune, për të kthyer dinjitetin dhe duke kthyer funksionalizimin institucional të komunës së Zhelinës.
Emiri edhe pse i vetëdijshëm se komuna e Zhelinës po dergjet në miliona euro borxhe, llogari të bllokuara dhe krejtësisht jofunksionale, ai sot ka vendosur që së bashku me çdo banorë të Zhelinës të sjellë platformën për komunën qytetare duke shkruar në një platformë hallet e banorëve të Zhelinës jo dëshirat e zyrave të kancelarive.
Zhelina më mirë se kurë ka mundësinë të kthej shpresën e shuar për tetë vite, mbytjen e zërit të arsyes dhe ndërgjegjes kolektive për të bërë komunën një adresë për të gjithë qytetarët.
Emiri është shpresa e një rilindje të vërtetë për Zhelinën…
Zhelina po ndryshon për ditë më të mirë, për shpresën e munguar, për të rinjtë dhe për traditën….



