
Prokuroria Publike ka njoftuar se ka shqiptuar masën e paraburgimit për tetovarin që ka ndërmjetësuar për prostutucion, njofton Top24.mk
“Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka filluar procedurë kundër një të dyshuari 48-vjeçar për veprën penale Ndërmjetësim në Prostitucion sipas nenit 191, paragrafi 2 i Kodit Penal. I dyshuari e ka kryer veprën penale disa herë gjatë dy muajve të fundit, duke i siguruar klientë një shtetaseje 23-vjeçare të Kosovës që qëndronte në motelin e tij. Ajo ka ngarkuar për shërbime seksuale dhe pjesën më të madhe të fitimeve ia ka dhënë të dyshuarës. Me propozim të prokurorit publik, i dyshuari është lënë në paraburgim, ndërsa viktima është vendosur në një qendër tranziti për të huaj deri në përfundimin e procedurës”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që ditë më parë një vajzë tentoi t’i japë fund jetës.
Sa nuk ndodhi tragjedi në Tetovë! Vajza tentoi vetëvrasjen! (VIDEO) – Top24



