
Aleanca për Shqiptarët krahu i Taravarit, sot ka zgjedhur shefin e shtabit zgjedhorë në Çuçer Sandevë ku për shef shtabi u zgjodh Elham Aliu. Në këtë takim me strukturat e ASH-së ishte edhe nënktyetari Gzim Kadriu, shkruan Top24
Sot, Kuvendi i Degës së Çuçer-Sandevës zgjodhi Shefin e Shtabit për Zgjedhjet Lokale të tetorit.
Me vota unanime, Elham Aliu u zgjodh në krye të shtabit zgjedhor, duke marrë besimin e plotë të strukturës sonë.
Urime Elhamit për detyrën e re!
Suksese në punë – na priftë e mbara në këtë proces të rëndësishëm zgjedhor!











