
Në Fushë Kosovë ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike.
Drejtori i Inspektoratit në Fushë Kosovë, Donat Zharku, ka konfirmuar për Telegrafin se po vazhdojnë me lirimin e këtyre hapësirave.
E, një qytetar nga Fushë Kosova që është prekur nga ky aksion, ka falënderuar komunën që për 25 vite e kanë lejuar të shfrytëzojnë pronën publike. Ai po ashtu ka publikuar fotografitë ku i është rrënuar objekti të cilin e ka pasur pa leje.
“Nga zemra, falënderojmë Komunën e Fushë-Kosovës që për 25 vite na dha mundësinë të shfrytëzojmë këtë pronë publike, e cila për familjen tonë ishte më shumë se një vend pune – ishte burimi i vetëm i jetesës, forca që na mbajti të bashkuar dhe na dha dinjitet. Mirënjohja jonë është e thellë dhe e sinqertë për çdo vit të atij bashkëpunimi. Me shumë respekt dhe falënderim”, ka pohuar ai. /Telegrafi/




