LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi: “Donacion” prej 800.000 eurosh nga një kompani serbe për Komunën e Tetovës është një alarm i qartë për qytetarët dhe institucionet tona

Kandidati i për kryetar komune në komunën e Tetovës, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi donacionin nga kompanitë serbe në vlerë prej 800 mijë euro për komunën e Tetovës është një alarm i qartë për qytetarët dhe institucionet tona, shkruan Top24

“Askush nuk dhuron afro një milion euro nga xhepi për një komunë me të cilën nuk ka asnjë lidhje, pa pritur diçka në këmbim. Për më tepër, ky “donator” rezulton të jetë një kompani e krijuar vetëm pak kohë më parë, me fitim qesharak dhe pa kapacitet real financiar për të përballuar një shumë të tillë. A kemi të bëjmë me pastrim parash? A po përdoren institucionet tona dhe eksponentë të kapur për agjenda të huaja? Këto pyetje kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga Prokuroria dhe institucionet kompetente”, shkruan Rexhepi.

Skandali me të ashtuquajturin “donacion” prej 800.000 eurosh nga një kompani serbe për Komunën e Tetovës është një alarm i qartë për qytetarët dhe institucionet tona. Kjo nuk është ndihmë por një kurth. Askush nuk dhuron afro një milion euro nga xhepi për një komunë me të cilën nuk ka asnjë lidhje, pa pritur diçka në këmbim.
Për më tepër, ky “donator” rezulton të jetë një kompani e krijuar vetëm pak kohë më parë, me fitim qesharak dhe pa kapacitet real financiar për të përballuar një shumë të tillë. A kemi të bëjmë me pastrim parash? A po përdoren institucionet tona dhe eksponentë të kapur për agjenda të huaja? Këto pyetje kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga Prokuroria dhe institucionet kompetente.
Ndërkohë, heshtja e Kasamit dhe poshtërimi publik që ai pranoi pa reagim nga ana e kryeministrit para kamerave, është jo vetëm përulëse, por edhe tregues i qartë se sa i brishtë dhe i nënshtruar është pozicioni i tij në raport me qeverinë aktuale.
Tetova nuk është e askujt për ta tregtuar, e aq më pak për ta shitur nën tavolinë.
Do të mbrojmë integritetin e qytetit tonë cili do qoftë çmimi për këtë. Sepse Tetova nuk është në shitje dhe shqiptarët nuk janë për t’u këmbyer për interesa politike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close