
Dan Ndoye është zgjedhja e parë e Antonio Contes. Trajneri i Napolit ua ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron transferimin e lojtarit te kampionët e Italisë. Në krahun tjetër, Bologna pretendon 40 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin.
Ndoye preferon të kalojë te Napoli dhe jo Nottingham, çka shtyn edhe më shumë drejt finalizimit të operacionit.
Sulmuesi Ndoye në sezonin e kaluar realizoi 8 gola dhe dhuroi 4 asiste. Më herët ai ka luajtur për Nice dhe Basel.



