Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka komentuar emrat me të cilët opozitarja LSDM do të garojë në zgjedhjet lokale.
Valentin Manasievski nga VMRO tha se me këto kandidatë që ka prezantuar LSDM-ja, humbjen do ta kenë të sigurtë.
Për garën në Qytetin e Shkupit, Manasievski tha se Shukova ka pasur vulën e Zaevit që nga fillimi i këtij pozicioni të mëparshëm.
“Shukova e cila, gjatë mandatit të saj ministror që nga shkurti i vitit 2023, vetëm u shfaq në publik dhe përsëriti se duhet shumë kohë për të zgjidhur çdo problem mjedisor”, potencoi ai.
Kujtojmë se VMRO ka kandiduar Orce Gjorgjievskin për kryetar të qytetit të Shkupit.


