
Është vënë në kontroll zjarri në Zhelinë, kanë njoftuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
“Falë angazhimit të shpejtë dhe të koordinuar të të gjitha ekipeve dhe resurseve në terren, zjarri që shpërtheu në territorin e Komunës së Zhelinës dhe po lëvizte në drejtim të Erebinës, për momentin është vënë nën kontroll.
Falënderim për të gjitha shërbimet e angazhuara për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë!
Situata vazhdon të ndiqet me kujdes, ndërsa ekipet mbeten në terren deri në eliminimin e plotë të rrezikut nga riaktivizimi”, njoftojnë nga QMK-ja.



