Bujar Osmani nga BDI ka dalë me reagim pas vendimit të fundit të Qeverisë për Medresenë “Isa Beu” në Shkup, njofton Top24.mk.
Duke shpërndarë një njoftim të ish ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ku njoftohet se Medreseja do të barazohet me shkollat shtetërore të tjera të mesme, Osmani thotë se me vendimin e ri, Qeveria aktuale po luan teatër.
Sipas Osmani, vendimi për Medresenë sërish do të bie në Gjykatë Kushtetuese.
“Qëllimi i Qeverisë-së është i qartë: të anulojë të gjitha të drejtat e fituara përmes Gjykatës Kushtetuese, ta lë gjurmën e saj përmes interpretimeve që bllokojnë çdo përpjekje të ardhshme, pastaj të simulojë zgjidhje para zgjedhjeve dhe as ato mos t’i çojë në Kuvend.


