LajmeMaqedoni

Ngiste me 3.15 promila alkool në gjak, shkupjani përfundon në Spital në gjendje gjysmë të vetëdijshme!

Duket se sa nuk kishte ndodhur një fatkeqësi në rrufën Ohër – Kërçovë, pasi një shkupjan B.K. (48) po ngiste “Tojota” i dehur, njofton Top24.mk.

Por ai u kishte rënë në sy kalimtarëve të cilët kishin telefonuar policinë.

Policët e Kërçovës dolën në terren, e ndaluan veturën dhe panë se ngasësi i “Tojotës” ishte në gjendje gjysmë të vetëdijshme

“Është konstatuar se shoferi është në gjendje gjysmë të vetëdijshme dhe me veturë të Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë. Pasi i është ndihma mjekësore dhe gjendja shëndetësore i është përmirësuar, është kryer alkooltesti, ku është konstatuar se ka pasur 3.15 promila në gjak, ku personi më pas është arrestuar”; thuhet në njoftimin e MPB-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close