Takohen Mexhiti e Fetai, por nuk e thirrin Kasamin: Nuk jam në dijeni për takimin (VIDEO)

Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës, pjesë e koalicionit VLEN nuk ka qenë në dijeni për takimin mes Izet Mexhitit dhe Arben Fetain, njofton Top24.mk.

Ishte vetë Kasami që e pranoi se nuk e ka ditur për këtë takim, ndërkohë që shprehu besimin se ky takim nuk ka qenë për qëllime politike, por diçka në kuadër të Qeverisë.