LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari për Fatmir Ismailin: Në Butel po ndërtohet një organizim fitues

Arben Taravari ka njoftuar se në Fatmir Ismaili është zgjedhur shef i shtabit zgjedhor në komunën e Butelit për Aleancën për Shqiptarët, njofton Top24.mk

Taravari vlerëson se zgjedhja e Ismailit është një mesazh i qartë se në Butel po ndërtohet një organizim fitues.

“Me krenari ju njoftojmë se z. Fatmir Ismaili është zgjedhur shef i shtabit zgjedhor në Komunën e Butelit. Një njeri i përkushtuar dhe me integritet, i gatshëm të udhëheqë me dinjitet dhe me frymë bashkimi këtë fazë të rëndësishme të fushatës.

Zgjedhja e tij është mesazh i qartë se në Butel po ndërtohet një organizim gjithëpërfshirës dhe fitues. Bashkë me ekipin e tij dhe përkrahjen e të gjithë aktivistëve tanë, Buteli do të jetë ndër zonat më krenare dhe më të organizuara të Aleancës.
Urime dhe mbarësi në misionin që na bashkon!”, tha Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close