
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, zhvilloi takim me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili e ftoi atë të marrë pjesë në mbrëmjen në kuadër të ngjarjes vjetore kulturore, artistike dhe sportive “Tetova feston – Vera kulturore tetovare 2025”.
Nga Kabineti i presidentes pasdite informuan se Kasami i ka prezantuar angazhimet e tij për të zhvilluar dhe afirmuar dimensionin kulturor dhe sportet me qëllim përmbushjen e nevojave të të rinjve dhe përforcimin e respektit të ndërsjellë.
Kryetari i Komunës e prezantoi atë me ndërtimin e pishinave të shkollës dhe potencoi rëndësinë e ndërtimit të një impianti për trajtimin e ujërave të zeza përmes fondeve IPA.
Presidentja theksoi rëndësinë për zgjidhjen e problemeve që lidhen me të rinjtë, mjedisin dhe ekologjinë, si në planin lokal, ashtu edhe në atë qendror.



