LajmeMaqedoniTopLajm

Siljanovska-Davkova fal gjashtë persona të dënuar – publikohen emrat

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka marrë vendim për faljen e gjashtë personave të dënuar, me ç’rast ata janë liruar plotësisht, pjesërisht apo me kusht nga vuajtja e dënimit me burg.

Faljet janë bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Presidentit të Shtetit, dhe vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Kjo është lista e të falurve:

Marija Dragiša Filipoviq nga Kumanova – dënimi me burg prej tre muajsh i zëvendësohet me dënim me kusht në kohëzgjatje prej një viti.

Ljubica Stevan Stojçevski nga Shkupi – falje e plotë nga vuajtja e dënimit me burg.

Toni Milan Stojçevski nga Shkupi – falje e plotë nga vuajtja e dënimit.

Mete Mehmetali Pashaj nga Çorovoda, Shqipëri – i falur nga pjesa e mbetur e dënimit me burg.

Milan Nikola Kosanoviq nga Beogradi, Serbi – i falur pjesërisht nga pjesa e mbetur e dënimit, në kohëzgjatje prej tre muajsh.

Vase Gjoko Çutrov nga Negotina – i falur pjesërisht nga tri muaj të mbetura të dënimit me burg.

Nga Kabineti i Presidentes njoftojnë se të gjitha vendimet janë marrë pas një procedure ligjore paraprake dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Ligji për Falje.(INA

Related Articles

Back to top button
Close
Close