LajmeMaqedoniTopLajm

Nuk arrin t’iu bëjë ballë plagëve të armës, vdes banori i Batincës 

Pasi u plagos me armë zjarri, personi me iniciale A.M.(50) nga Batinca e Shkupit, ka ndërruar jetë në spital, njofton Top24.mk.

Informacionin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme duke zbuluar edhe identitetin e dorasit.

“Sot (11.07.2025) rreth orës 10:15 në SPB Shkup, M.E. ka denoncuar se në hyrje të fshatit Batincë të Shkupit, M.Xh. ka shtënë me armë zjarri drejt automjetit “Kia” e cila ka qenë në lëvizje. А.М.(50) ka marrë plagë të rënda në pjesën e kraharorit dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për marrjen e ndihmës mjekësore, ku në ora 11.00 nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, thonë nga MPB-ja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close