
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se nuk ka ndonjë program se si të zgjidhet ngërçi politik. Ai pas dështimit për konstituim të Kuvendit, nuk ka qëndruar në sallën plenare bashkë me deputetë të partive tjera politike. Limaj tha se “nëse ajo është zgjidhja, rrimë sa doni në parlament”.
Kështu u shpreh Limaj para gazetarëve pas dështimit të 45-të për konstituim të legjislaturës së nëntë, për çka tha se është i hapur për të ndërtuar hapat të përbashkët për dalje nga kriza.
Limaj: Nëse zgjidhja është për të qëndruar në parlament, rrimë sa të doni
Limaj mes tjerash tha se do ta ftojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për kafe pasi i njëjti të kthehet nga Bosnja.
Limaj: Ky ngërç duhet të tejkalohet duke e vendosur në epiqendër shtetin
“Edhe sot siç e patë vazhdon e njëjta situatë, kam përshtypjen edhe ky ngërç përfundimisht duhet të tejkalohet duke e vendosur në epiqendër ashtu siç e kemi thënë tash e sa kohë shtetin. Kam përshtypjen shumë që shumë njerëz këtu mendojnë që ekzistenca e shtetit është diçka e mirëqenë, e që në fakt nuk është ashtu. Shtetin çdo ditë duhet ta meritojmë dhe duhet ta mirëmbajmë për ta pasur. Nuk është diçka e mirëqenë dhe duhet të jetë aty pa marrë parasysh se si sillemi ne”, shtoi ai.


