
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, njofton Top24.mk.
Ai ka treguar se ka diskutuar për zhvillimet politike me disa të rinj, i shoqëruar nga deputetja Ilire Dauti.
Siç shihet nga fotografia e publikuar, takimi është zhvilluar në zyrat e Kuvendit.
“Një bisedë e këndshme rreth zhvillimeve politike me Diandrën, Adin, Ardianin dhe Valonin nga Tetova. Një opsion politik ka të ardhme aq sa ka të angazhuar të rinj në politik”, shkruan Sela.




