
Ilir Hasani, deputet i BDI-së, nga press qendra e Kuvendit ka dalë me një deklaratë në lidhje me situatën që ndodhi gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, njofton Top24.mk.
Tha se me veprimet e djeshme, shumica po dëshmon se Kostadinovski, si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, mbetet i paprekshëm.
Kjo sipas tij, është hipokrite dhe e fyen edhe inteligjencën e qytetarëve.
“Kjo nuk është çështje teknike e as partiake, kjo është vetëm çështje e një rendi kushtetues dhe të funksionimit demokratik. Për shumicën shihet se edhe kushtetuta nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për disa të paprekshëm si Kostandinovski. Ky veprim i paqëndrueshëm, politikisht hipokrit dhe i papranueshëm. Është fyes dhe për inteligjencën e të gjithëve”, tha Hasani.



