
Emir Sulejmani kryetar i degës së BDI-së në Zhelinë përmes një postimi uron ardhjen e mërgimtarëve në vendlindjen duke uruar ata për kontriburin që japin në vazhdimësi për vendlindjen e tyre. Sulejmani në postimin e tij shkruan:
🇦🇱 Mirë se vini në Atdhe, elitë e kombit!
Të dashur vllezër dhe motra,
Ju nuk jeni thjesht mërgimtarë, jeni shtylla që nuk u përkul asnjëherë.
Në kohët më të vështira, ishit ju që nuk e latë të fiket drita kombëtare!
Jeni krenaria jonë në çdo skaj të botës, por edhe themeli pa të cilin ky vend nuk qëndron dot!
Sot ktheheni, dhe bashkë me ju kthehet forca, nderi dhe shpresa e një populli.
Kthehet kapitali më i çmuar, njeriu i ndershëm, i ditur, i përkushtuar, që nuk e shet rrënjën për asgjë në botë.
Ju jeni jeni pjesë e çdo vendimi të madh, e çdo beteje për drejtësi, për zhvillim, për dinjitet!
Kombet që ecin përpara e kanë një diasporë të fortë.
Ne do të ecim, sepse ju kemi JUVE!
🇦🇱 Faleminderit që nuk e harruat asnjëherë nga vini.



