LajmeRajon

Abdixhiku lavdëron Paris Gurin pas ballafaqimit në Kuvend me Vetëvendosjen: Turma ra, Parisi nisi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur krenar me fjalimin e shkurtë të Paris Gurit në foltoren e Kuvendit në tentativën e e 40-të për konstituimin e Kuvendit.

Sipas tij, prezenca e Gurit, u bë sot më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme.

“Siç e thotë Rick, në ‘Rick and Morty’: “Kundërshtimet e juaja s’më lënë përshtypje. Kam parë çfarë duartrokitni.” Prezenca e një djali të ri në foltore, e para e tij, u bë sot më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme. Turma ra. Parisi nisi. Paris Guri, krenar me ty. E ardhmja është e bukur, ka shkruar kreu i LDK-së.

Guri e mori fjalën  në seancën e sotmepasi kryesuesi Dehari kërkoi nga LDK-ja ta propozojë një anëtar për komisionin për votim të fshehtë.

Kur doli në foltore, deputeti i LDK-së reagoi ndaj komenteve të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga ulëset e tyre. “A jeni mirë? Çka keni? Qetësohuni! Mos bërtitni si fëmija se i keni do vjet. Qetësohu! Dimal, qetë…”, u shpreh ai në foltore.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close