Komuna e Vrapçishtit: Mbetemi të përkushtuar për ambient të pastër dhe të gjelbër

Komuna e Vrapçishtit ka dalë me njoftim në lidhje me pastrimin e shëtitores përgjatë lumit Mazraça në Negotinë, njofton Top24.mk.

Thonë se do të vazhdojnë angazhimin e tyre për ambient të pastër dhe të gjelbër.

“Sot, Njësiti për Zjarrfikës i Komunës sonë ka realizuar pastrimin e shëtitores përgjatë lumit Mazraça në Negotinë, si dhe ujitjen e barit dhe pemëve dekorative përgjatë saj.
Ky veprim është pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e hapësirave publike, me qëllim që shëtitorja të mbetet një ambient i pastër, i gjelbër dhe i këndshëm për të gjithë qytetarët.
Njësiti ynë do të vazhdojë të kujdeset në mënyrë të rregullt për shëtitoren dhe mjediset përreth saj”, thuhet në njoftim.