
Shkolla e Sellcës, Bilalli fotografohet me meritat e Bajram Rexhepit dhe Jeton Shaqirit
Shkolla e Sellcës ka qenë për vite me radhë një nga temat më të rëndësishme për Malësinë e Sharrit. Jo për shkak të mungesës së mundësive, por për shkak të problemeve të mëparshme me rrëshqitjen e dheut në zonën ku ishte paraparë të ndërtohej projekti fillestar.
Këmbëngulja e Bajram Rexhepit për ta realizuar këtë shkollë ka qenë vendimtare. Ajo është bërë në bashkëpunim të fuqishëm me ish-ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri.
Pa këtë bashkëpunim të ngushtë mes Bajramit dhe Jetonit, sot as Bilall Kasami nuk do të kishte mundësi të fotografohej pranë këtij projekti.
A ka të drejtë kryetari i Komunës të fotografohet me projekte të tjerëve?
Natyrisht që po. Por ama ka detyrim moral e institucional që t’ia sqarojë qytetarëve se në këtë projekt nuk ka asnjë meritë personale dhe asnjë kontribut real, përkundrazi, ka pasur dyshime se ka vonuar procedurat administrative.
Pavarësisht fotografisë së Bilallit, banorët e Sellcës e dinë mirë se kush e nisi, kush e ndërton dhe kush do ta përfundojë këtë shkollë.
Vlen të theksohet se në zgjedhjet e fundit, Bilall Kasami humbi në Sellcë. Në shenjë hakmarrjeje, ai ndaloi ndërtimin e rrugës, e cila edhe sot e kësaj dite mbetet e paasfaltuar.



