
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur urimin e tij për popullin amerikan me rastin 4 Korrikut ditës së pavarsisë së SHBA-ve.
“Sot në këtë 4 korrik sfidues për të gjithë globin, duke uruar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbushem me shpresë për një të ardhme më të mirë e më të drejtë për të gjitha racat, fetë dhe kombet,” shkruan Taravari në urimin e tij.
Me këtë mesazh, ai thekson rëndësinë që ka ShBA-ja jo vetëm për demokracinë dhe lirinë në vetvete, por edhe për frymën e bashkëjetesës dhe drejtësisë globale. Urimi i Taravarit vjen në një kohë kur sfidat ndërkombëtare kanë bërë që vlerat themelore të demokracisë të jenë më të rëndësishme se kurrë. Shkruan Top24.



