LajmeMaqedoniTopLajm

Konfirmohet lajmi i Top24: Bekim Fazliu njofton kuvendin themelues të Lëvizjes Arbëria

Portali Top24 gjatë ditës njoftoi për një iniciativë të themelimit të një subjekti të rij politik nga ish deputetët e PDSH-së, Bekim Fazliu, Orhan Ibrahimi dhe Gazmend Aliu. Lajmin pasdite e ka konfirmuar Bekim Fazliu i cili ka njoftuar për kuvendin themelues më 5 Korrik të Lëvizjes Arbëria, shkruan Top24

 

Të nderuar miq dhe bashkëmendimtarë!

Të shtunën, më 5 korrik, në Teatrin Shqiptar në Shkup, themelojmë zyrtarisht Lëvizjen “ARBËRIA”, një ide e ndershme dhe e guximshme, që buron nga ndërgjegjja shqiptare.

“ARBËRIA” nuk është parti. Është vetëdije e re, revoltë ndaj zhgënjimit politik, manipulimit me aktivistët, dhe shfrytëzimit të qytetarit.

Është thirrje për bashkim, përgjegjësi, veprim të ndershëm dhe projektim i së ardhmes.

Shqiptarët nuk kanë më nevojë për pronarë të kauzave, por për një organizim të lirë , që lind nga shqiptarët dhe punon për shqiptarët.

ARBËRIA është shpresë. Është rezistencë. Është vendtakimi i brezave që nuk dorëzohen.

Ejani më 5 korrik, ora 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup.

Bëhu shpresë. Bëhu pjesë e ARBËRISË!

Related Articles

Back to top button
Close
Close