LajmeMaqedoniTopLajm

Arben Fetai: 2 korriku i vitit 1990 – datë historike për Kosovën dhe rajonin

Zëvendëskryeministri Arben Fetai sot përmes një postimi ka kujtuar 2 Korrukun e shpalljes së Kosovës si njësi të pavarur në kuadër rë Federatës së atëhershme Jugosllave 35 vite më parë , shkruan Top24

2 korriku i vitit 1990 – datë historike për Kosovën dhe rajonin
35 vjet më parë, delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallën Kosovën njësi të pavarur në kuadër të Federatës së atëhershme jugosllave.
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut hapi rrugën për miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik dhe për referendumin për pavarësi dhe sovranitet, të mbajtur në shtator 1991. Këto akte vendimtare trasuan rrugën drejt vetëvendosjes dhe mëvetësisë së Kosovës.
Në 35-vjetorin e këtij anti historik, shprehim nderim dhe mirënjohje të thellë për delegatët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe vizion ndërtuan themelet e shtetësisë së Kosovës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close