LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti pret në takim kryetarin e partisë turke TDP, Zülfikar Zeynula

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim kryetarin e ri të partisë turke TDP, Zülfikar Zeynula të cilin e uroi për zgjedhjen në krye të TDP-së dhe i uroi sukses. Ahmeti dhe Zeynula diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend dhe sfidat e përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve për të garantuar stabilitet, mirëqenie dhe përfaqësim të barabartë për të gjithë qytetarët, shkruan Top24

“Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe sfidat e përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve për të garantuar stabilitet, mirëqenie dhe përfaqësim të barabartë për të gjithë qytetarët.
Vlerësuam kontributin e çmuar të komunitetit turk në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe multietnike në Maqedoninë e Veriut. U dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin në frymën e respektit dhe interesit të përbashkët për të ardhmen e vendit tonë.” tha Ahmeti

Related Articles

Back to top button
Close
Close