Nëse e lini telefonin në njërin nga këto pesë vende, rrezikoni të sëmureni, madje edhe me kancer

Vendosja e celularëve në vende të caktuara mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tonë.
Shumë studime e kanë lidhur rrezatimin e celularëve me shfaqjen e kancerit të trurit, tumoreve dhe problemeve riprodhuese.
Pavarësisht të gjithave këtyre, do të jetë e vështirë për ne t’i lëmë mënjanë. Megjithatë, mund të ndalojmë së lëni ato në vende të caktuara në mënyrë që të mbrohemi sa më shumë që të jetë e mundur.
Çfarë janë këto?
Në shtrat ose nën jastëk
Të flesh me telefonin është një ide e keqe për disa arsye. Njoftimet nuk ndalen natën. Drita nga ekrani mund të na zgjojë dhe të çojë në probleme afatgjata me gjumin.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës blu nga ekrani ndikon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit, i cili është shumë i rëndësishëm për pushimin tonë. Përveç kësaj, ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të krijuara nga telefonat celularë mund të shkaktojë dhimbje koke, ndërsa ka shumë raste shpërthimesh që kanë ndodhur në të gjithë botën për shkak të temperaturave të rritura që zhvillohen kur pajisjet mbulohen nën pëlhura për një kohë të gjatë.
Në xhep
Lëvizja më e zakonshme që bëjmë të gjithë, e fusim celularin në xhepin e pantallonave. Mendojmë se në këtë mënyrë nuk do të humbasim asnjë njoftim apo mesazh.
Megjithatë, sado logjike që mund të tingëllojë, ky veprim bën më shumë dëm sesa dobi. Rrezatimi i emetuar nga një telefon celular kur është në xhepin e pantallonave rritet ndjeshëm krahasuar me kur është në një çantë.



