
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka falënderuar ish kancelarin gjerman, Olaf Sholc për mbështetjen e Gjermanisë për gjuhën dhe identitetin maqedonas.
Siç informojnë nga LSDM-ja, të dy u takuan sot në Berlin në kuadër të Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).
“Në emër të LSDM-së dhe të gjithë qytetarëve tanë, Filipçe shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e fortë dhe parimore që Gjermania nën udhëheqjen e Sholcit ia dha Maqedonisë në procesin e eurointegrimit, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria dhe SPD – partia simotër e LSDM-së për mbrojtjen e identitetit maqedonas”, thuhet në komunikatë.
Filipçe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen, veçanërisht për rezolutën e Bundestagut gjerman në vitin 2023 e cila, theksoi ai, “dërgoi një mesazh të fortë dhe mbështetje për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas”.
“Ky ishte rezultat i politikës prej burrështetasi të LSDM-së dhe bashkëpunimit me Socialdemokratët gjermanë. Politikat e gabuara të qeverisë aktuale gjatë vitit të kaluar kanë rrezikuar të gjitha këto suksese”, shtoi Filipçe.



