LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti i jep lamtumirën e fundit bashkëveprimtarit të çështjes së kombëtare Ekrem Jashari

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Kosovë për ti dhënë lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit të lirisë Ekrem Jashari, shkruan Top24

Sot i dhamë lamtumirën e fundit shokut dhe bashkëveprimtarit tim të shquar të çështjes kombëtare, Ekrem Jashari, në mesin e familjarëve, bashkëveprimtarëve dhe qytetarëve të shumtë që u mblodhën për ta nderuar me respekt dhe mirënjohje të thellë.

Po ashtu, nderova kujtimin e tij në homazhet dhe në mbledhjen komemorative, ku u kujtua jeta, vepra dhe kontributi i tij i çmuar për lirinë dhe dinjitetin e kombit shqiptar.
Ekrem Jashari ishte dhe do të mbetet simbol i përkushtimit, një zë i drejtësisë dhe një shtyllë e rezistencës sonë kombëtare. Ai jetoi me ideal dhe la pas një trashëgimi që na obligon të mos ndalemi në rrugën e lirisë dhe barazisë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e ndjenë humbjen e tij.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës, dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Related Articles

Back to top button
Close
Close