Mbetjet VLEN as vetë nuk e kanë kuptuar çka kanë rrënuar. Historia do ta mbajë mend
24 Qershor, 2025
Less than a minute
Mbetjet e koalicionit VLEN, nga padija, servilizmi apo një kombinim i të dyjave, rrëzoi DY nga modelet më të suksesshme të demokracisë konsensuale, të ndërtuara si bazë e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.
Nuk e kuptuan BALANCUESIN, i cili nuk ishte një instrument administrativ për punësime, por një mekanizëm i KONSENSUALITETIT dhe mbrojtës që siguronte përfaqësim të drejtë, pasqyrim të realitetit demografik dhe ndalonte majorizimin në institucionet shtetërore.
Nuk e kuptuan as modelin e DY DREJTORËVE me nënshkrim të përbashkët në sektorin e shëndetësisë, që ishte një test real i demokracisë konsensuale dhe që garantojë vendimmarrje të përbashkët, përgjegjësi të ndarë dhe akses të barabartë për qytetarët shqiptarë në sistemin shëndetësor.
Në vend që t’i mbronin këto arritje, mbetjet VLEN qoftë nga frika apo nga mosdija u bënë pjesë aktive në shkatërrimin e tyre. Kjo është çrrënjosje e barazisë si parim dhe si praktikë institucionale.
Historia do t’i mbajë mend me emër e mbiemër të gjithë ata që preken themelet e demokracisë konsensuale dhe ndihmuan në përmbysjen e një modeli që funksiononte.
Sepse kur shembet Balancuesi dhe koncepti i bashkëvendimmarrjes, nuk shemben teknikalitete, por shembet barazia.
Shembet Marrëveshja e Ohrit. Shembet bashkëjetesa.