
Bajram Rexhepi, shef i shtabit politik në Tetovë me vendosmëri të hekurt, ka reaguar publikisht kundër asaj që ai e cilëson si një përpjekje për të maskuar padrejtësinë me ligj. Përmes një postimi të fuqishëm në FB, ai ka dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë: “Ligji i Karakamishevës nuk do të kalojë!”, shkruan Top24
“Nuk do të lejojmë që padrejtësia të mbulohet me ligj. Ne jemi këtu për të mbrojtur zërin dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar,” – thekson Rexhepi, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe rezistencë demokratike.
Ai e cilëson momentin aktual si një pikë kthese: “Ky është momenti kur qëndresa jonë bëhet përgjigje. #Bashkë, do ta ndalim këtë legalizim të këtij përjashtimi të kamufluar si reformë!”
Ligji i Karakamishevës nuk do të kalojë!
Nuk do të lejojmë që padrejtësia të mbulohet me ligj. Ne jemi këtu për ta mbrojtur zërin dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar.
Ky është momenti kur qëndresa jonë bëhet përgjigje.
#Bashkë, do ta ndalim këtë legalizimin e këtij përjashtimi të kamufluar si reformë!



