LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi: 365 ditë VLEN në qeveri, 365 ditë dështime për shqiptarët!

Shefi i shtabit politik të BDI-së, Bajram Rexhepi një vjetorin e qeverisjes VLEN-VMRO-ZNAM e ka quajtur si 365 ditë dështime për shqiptarët ku sipas Rexhepi VLEN para një viti erdhi në pushtet me premtime për përfaqësim, barazi dhe zhvillim për shqiptarët. Sot, e vërteta është e hidhur dhe krejësisht e kundërt. Shqiptarët janë më të përjashtuar se kurrë, më të heshtur në institucione dhe të “zhveshur” nga vendimmarrja, shkruan Top24

365 ditë VLEN në qeveri, 365 ditë dështime për shqiptarët!
Një vit më parë, VLEN erdhi në pushtet me premtime për përfaqësim, barazi dhe zhvillim për shqiptarët. Sot, e vërteta është e hidhur dhe krejësisht e kundërt. Shqiptarët janë më të përjashtuar se kurrë, më të heshtur në institucione dhe të “zhveshur” nga vendimmarrja.
Në vend të punësimeve te reja dhe avancimeve, përfaqësimi shqiptar nuk arrin as 4% në nivel shteti.
Në vend të drejtësisë, legalizohen ndërtimet e mafias urbane.
Në vend të zërit politik, u ofrua dekor me pagesë në zyrat qeveritare.
VLEN nuk mbrojti as balancuesin. Nuk mbrojti gjuhën, simbolet dhe dinjitetin kombëtar. Heshti para diskriminimit në kulturë, sport, arsim dhe ekonomi.
Ky nuk është vetëm dështim, por përulje dhe tradhti politike.
Koha e heshtjes ka mbaruar. Shqiptarët duan përfaqësim dinjitoz. Duan përfaqësim real dhe ndikim të drejtëpërdrejtë në vendimmarje dhe ndarje të drejtë të buxhetit shtetëror.
VLEN nuk vlen! Për vetëm 365 ditë, kthyen prapa 30 vite përpjekje dhe luftë për barazi dhe e shndërruan përfaqësimin e shqiptarëve në karikaturë politike.
Tetova dhe gjithë shqiptarët meritojnë më shumë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close