LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti përmend sherifat e Reçicës së Vogël, vendin ku për 21 vite ishte baba i sherifave

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka reaguar ndaj reagimeve të partive opozitare lidhur me ligjin për përfaqësim të drejtë duke akuzuar se ky ligj do ti lëj pa punë sherifat e Reçicës së Vogël. Por me këtë deklaratë Mexhiti haron se ai ishte babai e sherifave të Reçicës së Vogël për 21 vite dhe vetëm atëher kur ju hoq “sherifllëku” shprehi pakënaqësinë për gjoja mision kombëtarë të cilin nuk e kishte parë për 21 vite si baba i “sherifave”, shkruan Top24

 “Pa ligj, kontratat, punësimet, vendimet dhe kushtëzimet e shqiptarëve i kontrollojnë sherifat nga Reçica e Vogël. Me ligj, secilit shqiptar e shqiptare i jepet shans i barabartë për punësim në administratë. Sherifat nga Reçica e Vogël ngelin pa punë. Prandaj janë kundër!”, shkruan Mexhiti.

Ndryshe ky Ligj pritet nesër të kalojë në seancë qeveritare dhe më pas të dërgohet për mendim në komisionin e Venecias.

Related Articles

Back to top button
Close
Close