
Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot sërish është paraqitur me një VIDEO para një ndërtese 12 katëshe në Shkup ku pretendon se është ndërtim pa leje dhe se i njejti ka kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit dhe rrjetin energjetik të EVN-së, shkruan Top24
🛑 E pasigurt, pa projekt, pa infrastrukturë komunale, 12 kate me mbi 50 banesa të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, tani po tentohet të paraqiten sikur janë nga viti 2011, me lidhje ilegale të rrymës, lidhje ilegale të ujit dhe SHUMË KËRCËNIME!
‼️Paturpësia shkon deri aty sa që sot po gërmojnë bulevardin për t’u lidhur ilegalisht në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, me mendimin se të dielën nuk do t’i kapë askush, ndërsa lidhjen ilegale të rrymës tashmë e kanë bërë.
🚨Gjatë ditës së nesërme, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit do të pranojë edhe një lëndë tjetër me mijëra faqe falsifikime dhe keqpërdorime nga Komuna e Çairit. Janë të përfshirë disa funksionarë dhe të punësuar në Komunën e Çairit.



