LajmeMaqedoniTopLajm

ASH drejt modelit të ri zgjedhor: Bashkëpunim mbi interesat partiake

Aleanca për Shqiptarët krahu i Taravarit po sinjalizon një kthesë të rëndësishme në skenën politike shqiptare, teksa paralajmëron krijimin e një fronti të gjerë bashkëpunues për zgjedhjet lokale. Në deklaratën e sotme nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie bëni të ditur se, ndonëse ende nuk janë përcaktuar zyrtarisht komunat ku do të garojnë, fokusi i tyre është i qartë dhe i vendosur, shkruan Top24

“Ne e kemi potencuar më herët cilat komuna janë në fokusin tonë. Aktualisht nuk ka numra zyrtarë, por fillimisht kemi diskutuar për një metodologji se si të garojmë dhe cilat komuna të kemi prioritet,” thuhet në deklaratë.

Ajo që bie në sy është qasja mbi-partiake që po propozohet, me synimin për të respektuar dinjitetin e votuesit shqiptar dhe për të krijuar një bashkëpunim të gjerë politik, që përfshin jo vetëm partitë opozitare por ndoshta edhe një iniciativë kombëtare gjithëpërfshirëse.

“Nuk duam të bëjmë veprime që cenojnë dinjitetin e votuesit shqiptar. Kemi synim të ndërtojmë një bashkëpunim të gjerë, pse jo, edhe një iniciativë kombëtare për bashkimin e votës shqiptare,” vijon deklarata.

Kjo qasje shihet si një përpjekje serioze për të riformësuar përfaqësimin shqiptar në nivel lokal dhe për të forcuar pozicionin politik të shqiptarëve në të gjithë vendin.Shkruan Top24

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close