LajmeMaqedoniTopLajm

Zeqirja Ibrahimi dhuron gjak në Institutin e Transfuziologjisë

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi sot ka qëndruar në Institutin e Transfuziologjisëku ka dhuruar gjak. Ibrahimi përmes një postimi ka njoftuar se nën drejtimin e Drejtorit Amir Elezi, ky institucion është transformuar në shembull të angazhimit dhe ndërgjegjësimit qytetar. Fushata të tilla fisnike jo vetëm që sensibilizojnë shoqërinë, por edhe na kujtojnë se dhurimi i gjakut është akt që shpëton jetë, shkruan Top24

“Pata nderin sot t’i bashkangjitem fushatës së organizuar nga Instituti i Transfuziologjisë për dhurimin vullnetar të gjakut.
Nën drejtimin e Drejtorit Amir Elezi, ky institucion është transformuar në shembull të angazhimit dhe ndërgjegjësimit qytetar. Fushata të tilla fisnike jo vetëm që sensibilizojnë shoqërinë, por edhe na kujtojnë se dhurimi i gjakut është akt që shpëton jetë.
VLEN në çdo institucion po bën dallimin – me punë, përkushtim dhe vepra konkrete në shërbim të qytetarëve!” shkruan  Ibrahimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close