
Kina i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përdorin “ndikimin e saj të veçantë” mbi Izraelin për të lehtësuar konfliktin me Iranin dhe për të mos e zgjeruar atë më tej, pasi presidenti Donald Trump e paralajmëroi Teheranin me një kërkesë për dorëzim pa kushte për çështjen bërthamore.
Trump paralajmëroi Ali Khamenei se SHBA-ja e di se ku fshihet ai dhe se është një “objektiv i lehtë”, megjithëse i sigurt “për momentin”. Trump shtoi në platformën e tij Truth Social: “Durimi ynë po mbaron”.
Trump po i kërkon Iranit të bëjë një marrëveshje të fundit që i jep fund luftës. Ai thotë se nuk do ta lejojë Iranin të ndërtojë një bombë bërthamore.
Në një konferencë të rregullt për shtyp të mërkurën, Lin Jian, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, u pyet për përgjigjen e Pekinit ndaj komenteve të Trump në lidhje me Khameinin dhe Iranin.
“Kina është thellësisht e shqetësuar për zhvillimet e situatës aktuale”, tha Lin. “Ne kundërshtojmë çdo akt që shkel qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, dhe shkel sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të vendeve të tjera. Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme nuk i shërben interesit të askujt.



