BotaKurioziteteLajme

Musk publikon testin e drogës pas akuzave për përdorim të ketaminës dhe ekstazit: Jam negativ!

Miliarderi amerikan Elon Musk publikoi rezultatet e testit të drogës në rrjetin social X.

“LOL”, shkroi Musk duke shpërndarë një fotografi të rezultateve të testit, të cilat treguan se ishte negativ për cilëndo nga drogat e testuara.

Kujtojmë se “The New York Times” së fundmi raportoi se Musk kishte konsumuar sasi të konsiderueshme ketamine, ekstazi dhe kërpudha halucinogjene gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar.

Musk, drejtor ekzekutiv i X, Tesla dhe SpaceX, më herët ka deklaruar publikisht se përdor doza të vogla të ketaminës për të luftuar prirjet depresive dhe se kjo e ndihmon të punojë më me efikasitet. Artikulli i New York Times-it u bazua në mesazhe private dhe intervista me më shumë se 10 persona që e njohin Musk ose kanë punuar me të. “The Wall Street Journal” vitin e kaluar kishte publikuar se Musk herë pas here kishte përdorur drogë në të kaluarën. Disa anëtarë të bordit të Tesla-s, kompanisë së tij të automjeteve elektrike, ishin të shqetësuar për përdorimin e substancave nga ana e tij, përfshirë “Ambien”-in për trajtimin e problemeve me gjumin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close