Pamja e re Liquid Glass është ndryshimi më i madh vizual që prej iOS 7

Apple ka zgjedhur të ndryshojë pamjen vizuale të iPhone në vend të një përditësimi tjetër AI në konferencën e zhvilluesve WWDC. Madje të gjitha sistemet operative do të përditësohen.
Në WWDC 2025 kompania prezantoi një ndërfaqe të rifreskuar përdoruesi quajtur Liquid Glass, e cila karakterizohet nga elementë vizualë me shkëlqim, reflekim dhe transparencë duke i dhënë softuerit një pamje dhe ndjesi sikur të ishte xham.
Rifreskimi i dizajnit është inspiruar nga pajisja VR e Apple, Vision Pro. Unifikon dizajnin e iPhone dhe atë të pajisjeve Apple me ndërfaqen e ndërtuar për pajisjen virtuale.
Ky ndryshim mund të jetë sinjal i një të ardhmeje të mundshme që sheh sistemet operative të Apple dhe sofzuerin të zgjerohet përtej telefonëve dhe tabletëve tek syzet AR mbase.
Prezantuar nga zëvendës presidenti i dizajnit të Apple Alan Dye, ndërfaqja Liquid Glass përfaqëson përditësimin më të madh vizual në iOS që prej dizajnit të rrafshët të elementëve vizualë që kishte iOS 7.
Me skeumorphism-in, ideja ishte të përkthehej bota reale në ekranin me prekje — si për shembull një aplikacion për Shënime që dukej si një bllok shënimesh i verdhë prej letre. Dizajni flat e përmbysi këtë gjuhë vizuale, duke preferuar forma të thjeshta, linja të pastra, një ndërfaqe minimaliste dhe ikona më të gjalla e me ngjyra.







