BotaLajmeTopLajm

“Do të sulmojmë gjithë natën”, Irani vazhdon ta sulmojë Izraelin me raketa – publikohen pamje

Pamje të reja dramatike janë publikuar nga sulmet ajrore që Irani ka ndërmarrë kundër Izraelit, duke përfshirë Tel Avivin dhe Haifën.

Bëhet e ditur se televizioni shtetëror iranian konfirmoi nisjen e një sulmi të kombinuar me raketa dhe dronë, shkruan skynews.

Ndërsa ushtria iraniane paralajmëroi civilët në “territoret e pushtuara” që të evakuohen nëse “duan të qëndrojnë gjallë”.

Ndërkohë, raportohet se janë dhënë urdhra për evakuimin e disa selive të mediave izraelite.

“Pak çaste më parë, filloi vala e nëntë e sulmit të përbashkët me dronë dhe raketa, dhe sulmet do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në mëngjes”, tha Naeini. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close