
Kryretari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot ka inspektuar nga afër punimet e përfunduara në çerdhen “LULISHTJA” në Gostivar ku është bërë izolimi i fasadës për më shumë efikasitet energjetik, më freskët verës dhe më ngrohtë dimrit, shkruan Top24
“Isha për të parë sot fasadën e përfunduar të çerdhes “Lulishtja” në të cilën tashmë kemi efikasitet të plotë energjitik dhe rregullime të ambientit rrethues. Jam i lumtur që kontribuam që kjo çerdhe të jetë më e denjë për vogëlushët tanë” tha Limani.




