LajmeRajonTopLajm

Hasani për përplaset në Lindjen e Mesme: Zhvillimi i armëve bërthamore do kishte pasoja katastrofike për botën. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Palët të ulin tensionet

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, gjatë fjalës së tij në Samitin për Bashkëpunim në Europën Juglindore (SEECP) që po mbahet në Tiranë, u ndal te përshkallëzimi i fundit i situatës në Lindjen e Mesme.

Duke shprehur shqetësimin e thellë të Shqipërisë për përplasjet midis Iranit dhe Izraelit, Hasani theksoi rrezikun që paraqet kjo krizë për stabilitetin global, duke rikujtuar se zhvillimi i armëve bërthamore mund të ketë pasoja shkatërruese për të gjithë botën.

Ai nënvizoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe bëri thirrje për uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme përmes mjeteve politike dhe respektimit të të drejtës ndërkombëtare.

 

 

Igli Hasani: Jemi të shqetësuar për përplasjet e fundit mes Iranit dhe Izraelit, që paraqesin një rrezik serioz për stabilitetin në atë rajon, por më tej edhe në botë. Shqipëria rikonfirmon prioritetin e Izraelit për të mbrojtur veten dhe qytetarët e vet nga kërcënimet. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Iranit që të ndalë aktivitetet bërthamore dhe të veprojë në përputhje me detyrimet e veta në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Zhvillimi i armëve bërthamore do kishte pasoja katastrofike në rajon e përtej. Shqipëria iu bën thirrje palëve që të ulin tensionet dhe për zgjidhje të qëndrueshme politike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close