
Në shtëpinë e Juventusit prioriteti mbetet sulmuesi. Bardhezinjtë janë të vendosur të mbajnë Kolo Muanin, i cili pas refuzimit të një transferimi në Arabinë Saudite, është rikthyer sërish në qendër të planeve të klubit.
Interesimi për Victor Osimhen është rindezur. Në ditët në vijim priten kontakte të reja me Napolin për të tentuar transferimin e sulmuesit nigerian në Torino.
Gjithçka do të varet nga e ardhmja e Dusan Vlahovic, që mbetet një pikë kyçe në strategjinë e merkatos së Juventusit. Në rast largimi të sulmuesit serb, trajneri Igor Tudor mund të përfitojë nga ardhja e dy sulmuesve të rinj: fillimisht do të tentohet blerja përfundimtare e Kolo Muanit, i cili do të luajë në Kampionatin Botëror për Klube me Juventusin, përpara se të rikthehet te PSG. Synimi është ta bindin lojtarin dhe klubin francez për një rikthim të përhershëm në Torino.
Më e ndërlikuar është pista që të çon te Osimhen, por ndjesia është se Juventus do të bëjë një tentativë konkrete për të, edhe pse duhet të përballet me konkurrencën e Galatasarayt, që pas refuzimit të Osimhen ndaj ofertës nga Al-Hilal, është në “pole position” për ta marrë.



