
Real Madrid duket shumë aktiv në këtë merkato verë. Pas tre afrimeve të para, klubi po punon edhe për rinovimet.
“Los Blancos” kanë blinduar një nga lojtarët e tyre, që e shohin të rëndësishëm për të tashmen dhe për të ardhmen.
Bëhet fjalë për Raul Asencio. 22-vjeçari ka rinovuar kontratën edhe për gjashtë vite të tjera dhe ka firmosur deri në vitin 2031.
Përveç kësaj, Real Madrid i ka vendosur edhe një klauzolë të “çmendur” largimi, e cila do të jetë 1 miliard Euro, po aq sa Vinicius dhe Mbappe.
Asencio fitoi vendin e titullarit në nëntor të vitit të kaluar, ku përfitoi nga dëmtimet e shumta në prapavijën madrilene. Tashmë ai konsiderohet si një pikë kyçe për skuadrën e Real Madrid dhe kontrata e re e konfirmon këtë.



