
Napoli dëshiron të luajë rolin e “kapësit të të gjithëve” në këtë treg transferimesh dhe nga lëvizjet e para të klubit kampion italian, ndoshta, mund të kuptojmë se çfarë e bindi Antonio Conten të qëndronte.
Pas njoftimeve zyrtare të De Bruyne dhe Marianucci, klubi blu është hedhur pas njërit prej yjeve të Serie A në sezonet e fundit: Ademola Lookman. Nigeriani ishte tashmë një hap larg largimit nga Atalanta sezonin e kaluar dhe drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, e ka identifikuar atë si profilin optimal për të mbushur përfundimisht boshllëkun e lënë nga largimi i Kvaratskhelias.
De Laurentiis dhe Manna duan t’i japin Contes një tjetër lojtar të nivelit të lartë, ata që nuk mundën t’i gjenin në merkaton e ndërlikuar të dimrit. Trajnerit i pëlqen profili i Lookman , ai dëshiron një projekt të ri dhe gjithashtu në një nivel ekonomik ai përshtatet brenda parametrave (të lartë) që Napoli ka vendosur në kokë këtë verë.



