
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij e ka përjashtuar një koalicion me PDK-në, ndërsa tregoi se me Fatmir Limajn kanë pasur gatishmëri për bashkëpunim.
Sipas Konjufcës, LDK-ja ka refuzuar dy herë ftesën e Kurtit për bashkëpunim, ndërsa Limaj është i vetmi opsion që ka treguar hapje për marrëveshje.
“Nëse zoti Kurti nuk e ka kapacitetin për me ndërtu numrat për Qeverinë, atëherë i vjen radha Bedri Hamzës apo sido që është në diskrecionin e Presidentes për të dhënë mundësinë e dytë. Pas kësaj ezaurohen të gjitha dhe kemi një rrugë të çarë drejt zgjedhjeve”, u shpreh Konjufca


