
Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi sot ka qëndruar në Prishtinë ku ka marrë pjesë në përvjetorin e themelimi të LVV duke uruar kryeministrin dhe kryetarin LVV-së. Ibrahimi në një postim të tij shkruan se eka uruar Albinin për këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që kanë ndjekur, shkruan Top24
Kisha nderin që sot, së bashku me krerët e VLEN dhe deputetin Bekim Sali, të merrja pjesë në përvjetorin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me ftesë nga kryetari, Albin Kurti.
I urova Albinit suksese në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që kanë ndjekur, duke sjellë një freski dhe energji të re në skenën politike të Kosovës, por edhe më gjerë, në atë rajonale!



